Lumezi: Prokuroria po e lufton korrupsionin, akuzat ndaj nesh 'retorikë e forumeve'

Aktuale

Lumezi: Prokuroria po e lufton korrupsionin, akuzat ndaj nesh 'retorikë e forumeve'

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 11:18
Aleksandër Lumezi

Për dallim nga ambasadori britanik në Kosovë Ruari O'Connell që është ndier i turpëruar nga rezultatet e institucioneve të drejtësisë në luftimin e korrupsionit, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi po ndihet krenar në atë çka institucioni që e udhëheqë ai e quan sukses në luftën kundër korrupsionit.

Kjo erdhi pas raportimit të kryetarit të komisionit mbikëqyrës për zbatimin e planit strategjik për luftimin e korrupsionit, Haxhi Dërguti.

"Rezultatet e punës tonë flasin se akuzat ndaj Prokurorisë së Shtetit janë retorikë e forumeve të ndryshme", ka thënë Lumezi në mbledhjen e KPK-së.

Ai e ka përmendur edhe një fakt që sipas tij dëshmon përkushtimin e tyre për ta luftuar korrupsionin.

"Një pjesë e madhe e kallëzimeve penale janë nga qytetarët. Kjo e dëshmon se është duke u rritur besueshmëria në Prokurorinë e Shtetit. Qytetarët janë aleatet tonë" , ka thënë ai.

Lumezi po i gëzohet edhe faktit që mbi 49 për qind e kallëzimeve penale nga Policia e Kosovës që procedohen në PSh hedhen poshtë.

"Jam krenarë me prokuroret për këtë për shkak se kjo dëshmon që prokuroret nuk ngrisin aktakuza pa fakte", ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat