Thaçi ka një porosi para vazhdimit të dialogut

Aktuale

Thaçi ka një porosi para vazhdimit të dialogut

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 16:24
Hashim Thaçi me Fatmir Limajn dhe Shpend Ahmetin

Presidenti Hashim Thaçi ka biseduar sot me kryesuesit e Ekipit Negociator, Fatmir Limajn dhe Shpend Ahmetin, për fazën e fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai me këtë rast ka porositur se së bashku do të koordinohen përgjatë gjithë procesit të bisedimeve me Serbinë dhe këtë momentum të krijuar do ta shfrytëzojmë për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme, e cila Kosovës duhet t’ia sigurojë njohjen nga Serbia dhe anëtarësimin në OKB, NATO dhe BE.

“Për Republikën e Kosovës është shumë e rëndësishme që ne ta forcojmë edhe më shumë unitetin e krijuar politik. Si president i Kosovës, i falënderoj kryesuesit e Ekipit Negociator për gatishmërinë që të marrin përgjegjësi dhe u bëj thirrje edhe një herë të gjitha subjektet politike, që të bashkohen dhe të flasin me një zë për Kosovën”, shkruan Thaçi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat