Limaj nuk sqaron rolin që ka Thaçi në dialog - Bota Sot
Limaj nuk sqaron rolin që ka Thaçi në dialog

Aktuale

Limaj nuk sqaron rolin që ka Thaçi në dialog

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 17:43
Fatmir Limaj

Fatmir Limaj pati pak fjalë kur u pyet për rolin e Hashim Thaçit në dialogun me Serbinë, pak kohë pasi vizitoi atë së bashku me Shpend Ahmetin. Pas takimit të dytë me delegacionin shtetëror, Limaj po thotë se kanë planifikuar vizitën e parë në Bruksel duke përmendur temat e diskutimit.

Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti iu janë drejtuar mediave pas takimit të dytë që mbajtën me anëtarët e delegacionit shtetëror për bisedimet me Serbinë.

Sipas bashkë drejtueseve të delegacionit pjesë e diskutimit ishte raporti për punën që do të bëjë ky komisioni si dhe për takimet që kanë pasur me krerë të shtetit.

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj dha detaje edhe nga takimi që patën gjatë ditës me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

“Me presidentin diskutuam me e pa ku jemi me dialogun. Presidenti i dha përkrahjen e plotë dialogut, Ka mbetur që presidenti të furnizojë dialogun me të gjitha temat që janë diskutuar deri më tani. Ne do të marrim të gjith dokumentacionin dhe temat që janë trajtuar dhe do t’i analizojë që të vazhdojmë me angazhimet tona kushtetuese”, ka deklaruar Limaj.

 “Sot është votuar edhe projektligji, gjithashtu presim që në 10 ditëshin e parë të vitit të ardhshëm të mbajmë një vizitë me ftesë të BE’së në Bruksel", shtoi ai.

Megjithatë, ai nuk iu është përgjigjur pyetjes së gazetarëve se kush do të udhëheq me dialogun.

“Merre ligjin sot është miratuar besoj që shumë më mirë e keni të qartë referojuni gjithmonë ligjit dhe rezolutës, mjafton, përpjekja jonë është koordinimi, Kosova do të ketë një zë unik, një platformë unike për të diskutuar një marrëveshje finale me Serbinë”, shtoi ai pa bërë të ditur rolin e Thaçit në bisedime.

Limaj shtoi se kanë disa tema për të cilat do të diskutojnë si dhe foli për vizitën që kanë paraparë të mbajnë në Bruksel gjatë janarit.

“Të zhdukurit, temat ekonomike, por nga ajo që kemi parë deri më tani janë 10 deri 12 tema që kemi në tavolinë po presim që në fund ta keni zyrtarisht cilat janë këto tema”, tha ai.

Sa i përket ndarjes së 300 mijë euro Limaj ka shtuar se janë mesë të nevojshme sepse delegacioni duket të ketë një sekretariat, arkiv, angazhim të ekspertëve dhe për këtë arsye duhet të ketë mbështetje financiare duke përfunduar se beson se Qeveria do t’i përkrahë financiarisht kurdo që të jetë nevoja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...