“Fol si Kadri Veseli” – Frashër Krasniqi tregon qëllimin e mesazhit të Shpend Ahmetit

Aktuale

“Fol si Kadri Veseli” – Frashër Krasniqi tregon qëllimin e mesazhit të Shpend Ahmetit

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 18:30
Dardan Molliqaj dhe Frashër Krasniqi

Në mesazhet që dolën në media disa ditë më parë, Shpend Ahmeti kërkonte nga Dardan Sejdiu që të flasë si Kadri Veseli.

“Në qoftë se ka hapësirë e kisha shtuar edhe pjesën që po ta lenim buxhetin në leximin e parë në fatin e listës serbe, do të rrezikoheshin edhe taksa edhe veprimet e tjera që i kemi ndërmarrë në Kosovë në muajt e fundit, diçka qeshtu..qysh tha Kadrija në takim veç PSD e ka përjashtu komplet listën serbe edhe për këtë ua kemi borxh”, ka shkruar Ahmeti në SMS të publikuar ditë më parë.

E përmbajtjen e këtij mesazhi e ka sqaruar deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi.

Ai ka thënë se në një takim me partitë, Kadri Veseli ka thënë se vetëm PSD-ja nuk e ka kushtëzu qeverinë me Listën Serbe.

“Asni pazar s’ka prapa atyre mesazheve. Jo aspak ky mesazh është keqpërdor prej VV-së. Në njërën nga takimet ku kanë marrë pjesë partitë, Kadri  Veseli ka thënë që vetëm PSD-ja deri qetash nuk e ka kushtëzu me me Listën Serbe”, ka thënë Krasniqi.

Ai është shprehur se PSD-ja nuk do ta votojë rrëzimin e qeverisë për shkak të Listës Serbe, e që lidhet me taksën dhe Ushtrinë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat