Kryeministri Haradinaj uron besimtarët e krishterë

Aktuale

Kryeministri Haradinaj uron besimtarët e krishterë

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 19:30
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka uruar qytetarët e Kosovës, të besimit katolik, me rastin e Festës së Krishtlindjeve. 

Në urimin e Kryeministrit thuhet: 

I nderuari Ipeshkv i Kosovës, të nderuar besimtarë katolik, Ju uroj Ditën e Bardhë të Krishtlindjes, me lutjet që në familjet tuaja dhe te të gjithë qytetarëve të Republikës sonë si dhe të huajve që shërbejnë në Kosovë, në misione të ndryshme, të mbretërojë mirëqenia dashuria dhe paqja. Le të shërbejë kjo festë e faljes dhe solidaritetit, harmonisë dhe mirëkuptimit ndërmjet njerëzve për të na bërë bashkë si njerëz dhe si shqiptarë, të na jep forcën që t’u gjendemi pranë atyre që janë në vështirësi e të përkujdesemi për të gjithë. Në këtë ditë kujtojmë brezat që janë flijuar për një të sotme më të mirë, duke na bërë bashkë për ta ndërtuar një të nesërme me mirëqenie dhe progres për të gjithë qytetarët tanë.
Gëzuar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat