Kanë kaluar plotë 10 ditë që nga momenti kur u votuan projektligjet për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës (FAK), ndërsa me ketë nga Amerika në Kosovë, erdhën edhe plotë arritur 24 automjete ushtarake “Humvee”.
Ani pse është vetëm fillimi, i një rrugëtimi të gjatë që e pret ushtrinë me të re në botë, “bisha” ideale për një ushtri moderne po konsiderohet se është “MIM-104 Patriot”.
“MIM-104 Patriot” është bisha me rreze të gjata në ajër me aftësi anti-balistike të raketave. Vendi i origjinës i këtij modeli është Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërsa historiku i shërbimit është që nga viti 1981.

Sistemi Patriot fitoi famë gjatë Luftës së Gjirit Persik të vitit 1991. Ky sistem u përdor mjaft me sukses kundër raketave të Irakut në Luftën e Irakut në 2003 dhe është përdorur gjithashtu nga forcat Saudite dhe Emirate në konfliktin e Jemenit kundër sulmeve të raketave Houthi. Sistemi Patriot arriti rekordin e parë të padiskutueshëm të avionëve të armikut në shërbim të Komandës së Mbrojtjes Ajrore të Izraelit.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vazhdimësi i kanë dhënë mbështetje të fuqishme dhe pa rezervë krijimit të Ushtrisë së Kosovës, ndërsa se a do ta furnizojnë Kosovën më një mjetë të tillë mbetët për tu parë.