Ramiz Kelmendi shprehet i gatshëm t’i ndihmojë pacientes në QKUK që i kanë mbetur organet jashtë në mungesë të një rrjete!

Aktuale

Ramiz Kelmendi shprehet i gatshëm t’i ndihmojë pacientes në QKUK që i kanë mbetur organet jashtë në mungesë të një rrjete!

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 20:13
Ramiz Kelmendi

Deputeti i Kuvendit nga radhët Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ramiz Kelmendi është shprehur ‘i tronditur’ nga raportimi që mediat kanë bërë për rastin e pacientes B.H që është shtrirë në repartin e kirurgjisë në QKUK.

Ai njëherësh është shprehur i gatshëm që kësaj të fundit t’i ndihmojë financiarisht për t’ia siguruar rrjetën për mbulimin e organeve, që u raportua se i kanë mbetur jashtë në mungesë të furnizimit me një të tillë, vlera e të cilës thuhet të jetë mbi 1200 euro.

“I tronditur nga raportimi i mediave për rastin e pacientës së shtrirë në repartin Kirurgjik të QKUK-së, për të cilën thuhet se kërkohen apo i nevojiten 1 mijë e 200 euro për vënien rrjetës në organe. Shprehem i gatshëm që menjëherë këtë kosot ta mbulojë nga paga ime prej deputet. Në pritje të kontaktit zyrtar nga familjarë ose mjekë mbikëqyrës të zonjës në fjalë.” – ka shkruar Kelmendi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.

Vlen të theksohet se SHKUK ka reaguar ndaj lajmit të publikuar në media duke treguar se mbyllja e plagës nuk është bërë shkaku se gjendja në të cilën është pacientja momentalisht është në ambient me përmbajtje të madhe qelbi, gjë që sipas tyre nuk lejon vendosjen e rrjetës dyfaqësore dhe plaga nuk ka ndodhur në mungesë të rrjetës.

“Ndërkohë, ekipet kujdestare në përbërje të kirurgëve abdominalë dhe kirurgëve plastikë kanë mbyllur plagën përmes metodës kirurgjike me vakum, e njohur si Metoda e Vakut, që nënkupton thithjen e përmbajtjeve të dëmshme. Ekipet mjekësore në vazhdimësi po monitorojnë gjendjen e pacientes”, thuhet në fund.

Kujtojmë që dje në rrjetet sociale ka nisur të shpërndahet me të madhe fotografi me pamje të rënda ku shihet një person organet e të cilit nuk janë mbyllur fare dhe menjëherë janë marrë iniciativa për grumbullimin e të hollave për personin në fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat