Thaçi rithekson, ushtria punë e kryer

Aktuale

Thaçi rithekson, ushtria punë e kryer

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 21:40
Hashim Thaçi

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka ritheksuar se transformimi i FSK-së në ushtri është çështje e përfunduar.

“U rikonfirmua konfirmimi se ushtria e Kosovës është pune e mbyllur, punë e kryer dhe na mbetet vetëm avancimi i mëtutjeshëm i ushtrisë”.

Për të uruar themelimin e ushtrisë ai vizitoi FSK-në, me ç’rast drekoi me ushtaret. Thaçi u shpreh tejet i lumtur me këtë vizitë.

“Pas kthimit nga punimet në Këshillin e Sigurimit në OKB, pas seancës së jashtëzakonshme që u thirr nga Serbia për shkak të themelimit të ushtrisë, puna më e mbarë dhe më e mirë që e kam menduar ishte t’i uroj edhe njëherë ushtarët”.

“Ishte kënaqësi e veçantë për një kohë të shkurtër t’ju shërbeja ushtarëve me ushqim .Ishte edhe kënaqësi që të ha drekë së bashku me ta, të diskutojmë gjëra normale të përditshmërisë sonë”.

Presidenti i vendit bëri të ditur se pasi të përfundojnë çështjet procedurale do e nënshkruajë menjëherë pakon e ligjeve për transformimin e FSK-se, për të cilën shpreson të ndodhë para Vitit të Ri.

Ai gjithashtu foli edhe për rritjen e pagave për ushtarët e FSK-së.

“Derisa kryhen punë me pergjegjësi të madhe, kam kërkuar që në kuadër të hapësirave që ka Qeveria e Kosovës të shqyrtojë mundësinë për mbështetje më të madhe për ushtarët, oficerët dhe nënoficerët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat