Dardan Molliqaj flet rreth lëvdatave të Kadri Veselit për PSD'në

Aktuale

Dardan Molliqaj flet rreth lëvdatave të Kadri Veselit për PSD'në

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 21:58
Dardan Molliqaj

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se është e pamundur të fshehin diçka nga ajo që është publikuar në media sa i përket shkëmbimit të disa mesazheve në telefon mes tij dhe deputetëve dhe zyrtarëve të koalicionit qeverisës.

Molliqaj ka thënë se ai vet ka pasur pesë ditë negociata me Qeverinë për të mbështetur buxhetin.

“Për pesë ditë që kemi negociuar kanë dalë pesë kërkesat e PSD-së sa i përket buxhetit. Janë kërkesat tona, të cilat kanë qenë publike dhe nuk ka asgjë të fshehtë. Çfarëdo tendence të paraqitet se ka ndodh diçka tjetër nuk ekziston. Krejt çfarë është parë është në ato tekste që kanë dalë në publik”, ka deklaruar Molliqaj në RTV Dukagjini.

Deputeti i PSD-së ka thënë se Pal Lekaj nuk ishte i informuar me situatën që po ndodhte pasi në momentin kur ky i fundit kishte dërguar mesazhe në drejtim të parit, Molliqaj ishte në takim me Ramush Haradinajn.

“Gjatë kohës sa unë isha në takim me Haradinajn ishte shpërndarë lajmi se PSD nuk do ta votonte buxhetin. Lekaj nuk ishte i informuar se ne po mbanim takim me ministrat dhe zëvendësministrat. Ai e ka shkruar mesazhin se duhej mbajtur fjalën që ne e kishim dhënë”.

Molliqaj thotë se kërkesat janë publike dhe nuk ka ndonjë kërkesë nga Qeveria për ndonjë favor.

“Kërkesat janë politike dhe publike. Asnjë kërkesë nuk është bërë për ndonjë cop rrugë. Ne nuk kemi kërkuar asnjë punësim apo ndonjë bord”, tha Molliqaj.

Deputeti opozitar ka treguar edhe pjesë nga bisedat që janë zhvilluar mes Kadri Veselit dhe Shpend Ahmetit. Ai ka thënë se Veseli ka komplimentuar z.Ahmeti për defaktorizimin e Listër Serbe.

“Veseli i është drejtuar Shpendit si bashkë drejtues i ekipit negociatorë, që ju keni bërë një veprim racional që mund të jetë në dëmin tuaj por keni përjashtuar nga vendimmarrje Listën Serbe. Takimi ishte publik dhe kjo është e vërteta dhe nuk ka ndonjë marrëveshje tjetër pos atyre që janë thënë publikisht”, tha Molliqaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat