Thaçi: Asnjë borxh Serbisë nuk ja kam, bishtin nxë s’ma ka

Aktuale

Thaçi: Asnjë borxh Serbisë nuk ja kam, bishtin nxë s’ma ka

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 22:31
Hashim Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka folur edhe njëherë për luftën e fundit në Kosovë. Në një emision televiziv ai ka kujtuar gjenocidin që ka bërë shteti i Serbisë në Kosovë.

“Përderisa Serbia nuk turpërohet me vazhdu me i gënjy botën për atë se cfarë ka ndodhur në Kosovë, kur dihet se kush është agresori nuk mund të lujmë loja të ndryshme, duhet ta themi të vërtetën. Ende askush nuk është akuzu e as dënu në Serbi. Shtet i Serbisë ka kryer në Kosovë rreth 400 masakra, askush në Serbi dhe askush nuk është thirrë për tu akuzuar e lërë më dënuar”, ka thënë ai.

“Ajo që na takon neve, nuk mendoj se Serbia do ndryshojë qasjen në raport me të kaluarën në Kosovë. Ata e dijnë se cfarë dhune të përmasave kanë bërë ndaj përmasave popullore, është kryer prej shtetit jo prej individit, të orkestuar që e ka marrë edhe ndëshkimin prej NATO-s. Edhe në takime tjera e kam theksuar, por në Këshillin e Sigurimit jemi ballafaquar drejtëpërdrejtë, prandaj edhe përgjigjja ime ka qenë pa asnjë rezervë. Derisa ata vazhdojnë të gënjejnë, ne nuk do të kursehemi”, ka theksuar tutje ai.

Ai ka bërë me dije se në Këshillin e Sigurimit e ka thënë të vërtetën, por vazhdojnë me hesht për fat të keq. “Asnjë borgj Serbisë nuk ja kam, bishtin n’xonë s’mka ka. Unë ndihem shumë krenar, edhe para 20 viteve kam qenë luftëtar i UÇK-së, është krenaria më e madhe e jetës sime”, ka vlerësuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat