Polici nga Mitrovica, darkë e birra me personin që dyshohet për 5 vepra penale

Aktuale

Polici nga Mitrovica, darkë e birra me personin që dyshohet për 5 vepra penale

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 22:46
Pamje nga ndeja

Hulumtimi i Kallxo në lidhje me hetuesin e Policisë të Rajonit Policor të Mitrovicës, Bujar Sinani, i cili shoqërohej me një person i cili dyshohet për të paktën 5 vepra penale, po trajtohet nga Drejtoria e Standardeve Profesionale.

Kështu ka konfirmuar për median, Zyra për media e Inspektoratit Policor të Kosovës.

Sipas IPK-së, shoqërimi i zyrtarëve policorë me persona të dyshuar nuk konsiderohet vepër penale por është shkelje disiplinore.

“Sa i përket informatës në lidhje me zyrtarin policor në fjalë, IPK ka pranuar këtë informacion nga Policia e Kosovës dhe e njëjta është trajtuar në Inspektoratin Policor të Kosovës dhe se fillimisht nuk janë gjetur elemente të veprës penale, pasi që shoqërimi me persona të dyshuar nuk konsiderohet vepër penale, por është shkelje disiplinore. Rasti është përcjellë për trajtim në aspektin disiplinor në Drejtorinë për Standarde Profesionale të Policisë së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e IPK-së.

Hulumtimi i Kallxo, i publikuar në gusht të këtij viti, sjell fotografi nga shoqërimi i hetuesit policor në Mitrovicë, Bujar Sinani, me një person të dyshuar për vepra penale, emri i të cilit është Arsim Ferizi i njohur si “Cima”.

Veprat penale të Arsim Ferizit janë të regjistruara saktësisht në stacionin policor ku Bujar Sinani është hetues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat