Molliqaj: LDK dhe VV po frikësohen nga ndërkombëtarët

Aktuale

Molliqaj: LDK dhe VV po frikësohen nga ndërkombëtarët

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 23:40
Deputeti i PSD-së në Kuvendin e Kosovës, Dardan Molliqaj

Deputeti i PSD-së në Kuvendin e Kosovës, Dardan Molliqaj, ka sfiduar LDK-në dhe Vetëvendosjen duke thënë se nëse ata bashkë me Listën Serbë i bëjnë numrat për rrëzimin e Qeverisë, PSD është e gatshme të mbështesë iniciativën.

Molliqaj, ka thënë LDK dhe Vetëvendosje nuk guxojnë të nisin mocion mosbesimi ndaj Qeverisë për shkak të ndërkombëtarëve.

“Ato po bëjnë taktizime që në zgjedhjet e ardhshme të dalin më mirë. LDK sidomos, por edhe Vetëvendosje nuk guxojnë të iniciojnë mocion mosbesimi ndaj Qeverisë. Jo pse kanë frikë nga ne apo pushteti, por këtë nuk e pranojnë ndërkombëtarët”, tha Molliqaj.

Deputeti i PSD-së ka thënë së nëse LDK, Vetëvendosje dhe Lista Serbe bëjnë votat për rrëzimin e Qeverisë, ne si PSD jemi të gatshëm të mbështesim mocionin.

“Ne si PSD e duam një listë me nënshkrimet e këtyre deputetëve. Ne do të mbështesim këtë mocion mosbesimi ndaj Qeverisë”.

Molliqaj ka thënë se pas letrës së Donald Trump, LDK ka ndryshuar qëndrimin ndaj dialogut me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat