Bahtiri: Do të ishte e turpshme nëse deputetët të votonin kundër bashkimit të Mitrovicës

Aktuale

Bahtiri: Do të ishte e turpshme nëse deputetët të votonin kundër bashkimit të Mitrovicës

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 07:50
Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri vazhdon të insistojë se Mitrovica do të bashkohet dhe për këtë nuk do të lë gurë pa lëvizur.

Gjatë një interviste , ai ka thënë se po e pret momentin që t’i shoh në sy deputetet e Kuvendit të Kosovës, kur të votojnë për bashkimin e qytetit. “Do të shohim deputetët shqiptarë, nëse dikush nga ta që ka gjak shqiptari do të votojë kundër dhe do të ishte e turpshme nëse ndodhë kjo”, deklaroi Bahtiri.

Ai nuk ka qenë në gjendje të garantojë nëse Mitrovica e bashkuar do të jetë në kufijtë aktual, duke aluduar në bisedimet Kosovë-Serbi.

Kurse sa i përket dialogut, ai ka thënë se kur “babai dhe nëna” (duke iu referuar SHBA-ve) thonë se duhet të behët kështu, atëherë ashtu duhet të ndodhë. “Nëse Amerika thotë që duhet ta rrëzojë shtëpinë, unë do ta bëjë atë”, deklaroi Bahtiri dhe shtoi se ai që nuk e dëgjon Amerikën “është djalë i lazdruar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat