Një orë pritje për seancën e opozitës, mungjnë deputetët e koalicionit qeveritar

Aktuale

Një orë pritje për seancën e opozitës, mungjnë deputetët e koalicionit qeveritar

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 11:12
Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës ka paraparë të nisë punimet në ora 10:00 për seancën e jashtëzakonshme me kërkesë të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Por, gati rreth një orë ka kaluar dhe seanca nuk ka filluar punimet.

Në sallë shihen vetëm disa deputetë të LDK-së, VV-së dhe PSD-së.

Seanca e jashtëzakonshme është ftuar për të diskutuar draft-marrëveshjen e
përgatitur nga Qeveria e Kosovës për dialogun me Serbinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat