Vuçiq ka një lutje për botën në lidhje me taksën e Kosovës

Aktuale

Vuçiq ka një lutje për botën në lidhje me taksën e Kosovës

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 14:16
Aleksandar Vuçiq

Aleksandar Vuçiq ka thënë se gjendja në Kosovë është gjithnjë e më e vështirë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se gjendja në Kosovë është gjithnjë e më e vështirë.

Ai apeloi botën, sidomos fuqitë perëndimore, ta kuptojnë se taksa e vendosur nga Kosova nuk i godet vetëm interesat e Serbisë, por popullin serb.

“Do të kalojnë edhe festat dhe duket se nuk planifikojnë ta largojnë taksën, bota vazhdon të heshtë dhe pret të ndodh kush e di se çfarë”, u shpreh Vuçiq para gazetarëve, transmeton lajmi.net.

“E lus botën, sidomos fuqitë perëndimore ta kuptojnë mirë se taksa e vendosur nuk godet vetëm interesat e Serbisë, por popullin serbë në Kosovë”, theksoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat