Hoti reagon për mosmbajtjen e seancës, fajëson Veselin

Aktuale

Hoti reagon për mosmbajtjen e seancës, fajëson Veselin

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 15:04
Avdullah Hoti

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se është obligim kushtetues që  Kuvendi të mblidhet kur e kërkon një e treta e deputetëve.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Kryetari i Kuvendit e ka obligim që sipas kërkesës së 40 deputetëve të autorizojë dikë nga nënkryetarët e Kuvendit.

Ky është postimi i plotë i tij në Facebook:

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e kërkuar nga opozita, u anulua. Është obligim kushtetues që Kuvendi të mblidhet kur atë e kërkojnë një e treta e deputetëve.

Kryetari i Kuvendit e ka obligim të krijojë kushtet për mbajtje të seancës sipas kërkesës të 40 deputetëve. Ai e pamundësoi mbajtjen e seancës duke mos e hapur seancën në orën e kërkuar, si dhe duke mos e autorizuar asnjërin nga të pesë nënkryetarët e Kuvendit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat