PSD-ja e rrezikon AKR-në

Aktuale

PSD-ja e rrezikon AKR-në

Nga: D. B Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 16:26
Behgjet Pacolli dhe Shpend Ahmeti

Afrimi gjithnjë e më shumë i PSD-së me koalicionin qeveritar, siç duket po zëvendëson Listën Serbe në qeverinë e Kosovës, dhe me këtë afrim të PSD-së  po rrezikohet edhe AKR-ja si partneri më i vogël i Qeverisë.

Analisti politik Leon Duhanaj ka thënë për “Bota sot” se duke pasur parasysh situatën politike nëpër të cilën po kalon Kosova, është mëse e qartë se uniteti dhe bashkëpunimi ndërpartiak është i rëndësishëm dhe domosdoshëm.

Sipas tij, përbërja e koalicionit qeveritar, ka qene e kufizuar në numra si dhe e ekspozuar ndaj kalkulimeve politike të Listës Serbe.

Image
Leon Duhanaj

“Në anën tjetër z. Pacolli për mendimin tim po ashtu merr pjesë pa meritë në qeveri dhe, përmes formës së shantazhit politik ka uzurpuar pjesën me të madhe të qeverisjes. Madje duke menaxhuar me dikaster të rëndësishëm qeveritarë që me shumë sjellin dëm se hajrë vendit. Bazuar mbi këto fakte, përafrimi i PSD-së, për koalicionin ka qenë i mirëseardhur, andaj mendoj se duhet shfrytëzuar çdo mundësi bashkëpunimi ndërpartiak, për t'i koordinuar punët dhe qëllimet e përbashkëta”, është shprehur analisti politik Leon Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat