Gjenerali trim më meritori për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, por edhe ky njeri ka merita të mëdha

Aktuale

Gjenerali trim më meritori për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, por edhe ky njeri ka merita të mëdha

Nga: N.H Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 17:57
Donald Trump dhe James Mattis

Uk Lushi, aktivisti i njohur i Lobit shqiptaro-amerikan në Amerikë përmes një postimi në Facebook, ka shkruar për largimin e Gjeneralit James Mattis nga Pentagoni.

Ai ka thënë se gjenerali trim dhe i mençur është ushtaraku më meritori për formalizimin e Ushtrisë së Kosovës, mirëpo nuk është mirë të harrohet që njeriu kryesor që dha dritën e gjelbër për Ushtrinë e Kosovës quhet Donald J. Trump.

Ja postimi i tij i plotë:

Largimi i Gjeneralit Mattis nga Pentagoni më 2019 do të jetë mungesë e një ushtaraku të nivelit më të naltë dhe një miku tonë të madh në DC. Mattis është hequr nga shërbimi edhe nga Presidenti Obama dhe mandej ju dha rasti t'i shërbejë atdheut nën Presidentin Trump. Pra kjo është mrekullia e demokracisë-- askush nuk është i pazëvendësueshëm.

Gjenerali trim dhe i mençur është ushtaraku më meritor për formalizimin e Ushtrisë së Kosovës, mirëpo nuk është mirë të harrohet që njeriu kryesor që dha dritën e gjelbërt për Ushtrinë e Kosovës quhet Donald J. Trump. Pa miratimin e Trump, si Komandant Suprem i SHBA-së, Ushtria e Kosovës nuk do të fillonte të bëhej tamam ushtri.

Presidenti Trump ka emëruar Patrick Shanahan si Sekretar të Përkohshëm të Mbrojtjes, megjithatë viti 2019, sipas të gjitha gjasave, do të sjellë dikë tjetër në krye të Mbrojtjes amerikane, ndër kandidatë janë: Senatori nga Arkansasi Tom Cotton, toger me përvojë luftarake, Senatori nga Karolina e Jugut Lindsey Graham, njohës i çështjeve ushtarake, Gjenerali Jack Keane dhe, ndoshta, edhe Gjenerali David Petraeus.

Kushdo që të zgjedhet nga këta është me njohuri për Kosovën dhe Ballkanin si dhe simpatik kundrejt Kosovës. Sidoqoftë, edhe nëse dikush tjetër vjen si lider i Pentagonit, më e rëndësishmja është që Presidenti amerikan të vazhdojë të jetë për forcimin e Ushtrisë së Kosovës dhe shtetit të Kosovës. Në këtë drejtim më duhet të përmend specifikisht dhe publikisht të lavdëroj diplomacinë e Kosovës që ka qenë proaktive dhe tashmë ka vendosur marrëdhënie komunikimi, në esencë, me të gjithë të lartpërmendurit që mund të udhëheqin me Pentagonin shumë shpejt.

Pavarësisht, Kosovës në vitin 2019 i mbetet që të rrisë buxhetin për ushtrinë në 75 milionë euro, të krijojë Institutin për Hulumtime, ku do të pranohen të rinjtë dhe rejat më të afta, dhe të rrisë rrogat e pjestëtarëve të Ushtrisë prej ushtarëve të thjeshtë e deri te personeli udhëheqës dhe mbështetës. Ushtria e Kosovës duhet të vazhdojë të jetë e arritur e jona që do të bëhet më e vlefshme për çdo ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat