Flet 13-vjeçarja që u bë nënë

Aktuale

Flet 13-vjeçarja që u bë nënë

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 18:02

13 vjeçarja H.XH që u bë nënë në QKUK ka folur, duke treguar pse ka ardhur nga Elbasani në Gjakovë.

Nga Elbasani erdhi në Gjakovë, e më pas të miturës H.XH, i’u desh të marrë rrugën për në QKUK që të lindë fëmijën e saj të parë.

Kjo është historia  e 13 vjeçarës, që ditë më parë u bë nënë.

Ndërkohë, media gjatë ditës së mërkurë është takuar me nënën më të re që është regjistruar në Kosovë. 

Ajo është një vajzë 13 vjeçare nga Elbasani i Shqipërisë, ndërsa për shkak të moshës, nuk do të jap më shumë të dhëna për identitetin e saj.

Mirëpo, ajo ka thënë që në Kosovë ka ardhur për ta takuar babin e saj që punonte me hekura.

Sipas të miturës, ajo nuk kishte ardhur e vetme në Kosovë,.

Bashkë, me të ka qenë edhe burri i saj, që gjithashtu është i mitur dhe është vetëm 17 vjeçar.

Ata kanë hy në Kosovë, përmes pikës kufitare në Morinë.

Por, asaj për shkak se ishte shtatzëne i është dashur që të marr trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Aty në Klinikën e Gjinekologjisë edhe ka lindur fëmijën e saj.

E mitura edhe këtë të mërkurë ka qenë e shtrirë në këtë klinikë.

Ndërkohë, mjekët njoftojnë se gjendja e saj është stabile.

Foshnja meqë kishte lindur para kohës, vazhdon po ashtu të jetë nën përkujdesjen e mjekëve.

E në QKUK një fenomen i tillë nuk është i panjohur.

Në 11 muajt e vitit 2018, janë lindur 246 foshnja, nënat e të cilave janë nën moshën 20 vjeçare. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat