Reagon Milaim Zeka: Opozita bojkoti seancën e thirrur vetë, Kadri Veseli s’na njoftoi për adresimin e Thaçit

Aktuale

Reagon Milaim Zeka: Opozita bojkoti seancën e thirrur vetë, Kadri Veseli s’na njoftoi për adresimin e Thaçit

Nga: N.H Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 18:27
Hashim Thaçi dhe Milaim Zeka

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka demantuar raportimet e medieve se deputetët e kësaj partie kanë bojkotuar fjalimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Zeka ka përmendur mungesën e deputetëve të partive opozitare VV e LDK në sallë pak para se të fillonte seanca e jashtëzakonshme që e kishin thirrë vetë ata. Deputeti i Nismës i quan ata deputetë “hajgaregji”.

Tutje, ai ka thënë se Kadri Veseli si kryetar Kuvendi nuk i ka njoftuar për adresimin para deputetëve që do ta bënte presidenti Hashim Thaçi.

Lexoni të plotë reagimin e tij:

Nuk po di kush po rren ma shume?

Sot i kemi pasur thirrjet per nje seance te jashtezakonshme, te thirrur nga LDK-ja dhe VV-ja. Seanca duhej te fillonte ne oren 10.00. Ne Oren 09.45 kam qene ne salle, bashke me Adem Mikullovcin dhe tre-kater deputet te LDK-se. Shumica e deputeteve hajgaregji, te cilet kane inicuar kete seance, nuk kane qene fare ne sallen e Kuvendit.

U ba ora 11.40 minuta, pra gati dy ore pritje, por seanca nuk po fillonte. Shumica nga ne deputetet dolem nga salla pas kesaj pritje te kote.

Asnje njeri nga Kryesia e Kuvendit nuk na njoftoi per adresimin qe do ta bente Presidenti Thaçi. Pra asnje njoftim zyrtar. Nese dikush e ka bojkotuar Presidentin sot, atehere i pari eshte Kadri Veseli, bashke me krejt kryesine e Kuvendit, qe po bajne hajgare me thirrjet e seancave.

Bane opozita hajgare duke thirre seanca te jashtezakonshme, te tipit se a do behet Vuçiqi synet, e bane pozita hajgare duke mos respektu asnje orar te seancave.

Per kete protestova sot para Presidentit Thaçi… Edhe ai garant u ba norvoz, por nuk po tregohet para meje…

Pranda raportimi i disa mediave per bojkotim ashte vetem rren, asgje tjeter!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat