Arifi reagon ndaj Bërnabiç: Serbia po provokon dhe po nxit për masa të reja tarifore

Aktuale

Arifi reagon ndaj Bërnabiç: Serbia po provokon dhe po nxit për masa të reja tarifore

Nga: G.B Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 18:45
Avni Arifi

Shefi i zyrës së kryeministrit, Avni Arifi, ka reaguar ndaj letrës së kryeministres serbe Ana Bërnabiç, e cila u ka kërkuar shteteve që e kanë njohur Kosovën që ta tërheqin njohjen e tyre.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se veprimet e tilla të qeverisë së Serbisë janë provokim dhe nxitje për masa të reja tarifore, përcjell Bota sot.

Arifi ka thënë se kjo është dëshmi se tarifat duhet të hiqen pas njohjes reciproke.

Postimi i tij i plotë:

Letra e Kryeministres Brnabic dërguar vendeve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës me kërkesë për tërheqjen e njohjes është goditje e radhës përpjekjeve për normalizim. Veprimet e tilla të qeverisë së Serbisë i shoh si provokim dhe nxitje për masa të reja tarifore. Edhe një dëshmi se tarifat duhet të hjeken menjëherë pas njohjes reciproke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat