Maxharraj tregon se pse po injorohet Thaçi: Mjerë për atë President kur nuk e donë populli i vet

Aktuale

Maxharraj tregon se pse po injorohet Thaçi: Mjerë për atë President kur nuk e donë populli i vet

Nga: N.H Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 19:53
Hashim Thaçi

Opinionisti Prof. Dr. Binak Maxharraj përmes një shkrimi autorial ka komentuar injorimin që ju bë sot kreut të shtetit të Kosovës.

Ai thotë se Thaçi në krye të kësaj pozite erdhi me shantazh dhe manipulime të ndryshme, përcjell “Bota sot”.

Maxharraj nënvizon se mjerë për atë President kur nuk e donë populli i vet dhe kur e injoron përmes përfaqësuesve në Parlament.

Ja shkrimi i plotë:

SKANDALOZE:

INJORIMI TOTAL I PRESIEDNTIT THAQI NE PARLAMENT!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot raportoi para Parlamentit të Kosovës për sfidat dhe sukseset e shtetit të Kosovës përgjatë vitit 2018.

Por fjalimin e tij e injoruan,e bojkotuan gadi te gjithe deputetet.Nga gjithesejte 120 deputet fjalimin e tij e ndoqen memzi 30 deputet( kryesisht te PDK dhe AAK),kurse e injoruan mbi 80 deputet.

Pse ndodhe kjo:

Dihet si erdhi,si u zgjodhe per President te shtetit, me shantazh dhe manipulime te ndryshme.U nxor diqysh.Kur hypi ne front nisi te luaj rolin e ndonje sovrane.Ne vend qe te njehej faktor unifikues i te gjitha subjekteve politike,ai e mori rolin e jo unifikuesit,rolin e perqarjeve te subjekteve politike.Keta e tregon fakti se ai kurr nuk mund ti beje bashke subjektet politike ne ndonje takim.

Gjate dialogut me Serbine u tregu jo i sinqerte,bante plane te ndryshme sekrete me Vuqiqin per ndarjen e Kosoves,coptimin apo korigjimine e kufijeve.Kjo e perqau spektrin politik ne vend,por edhe krijoj konfusion te madhe ne permasat nderkombetare duke thane se si eshte e mundur qe kzy njeri del kunder vendit te vete duke i ndryshu kufije ndekombetarishte te pranuem nga 116 shtete te botes..

E gjithe kjo krijoj konfusione te permasave te medha ne bote te cilat ndikuan qe per dy vite sa eshte ky President te mos e kemi asnje njohje,bile te kemi edhe qnjohje,te mos pranohemi ne organizmat nderkombetar.

Prandej eshte nje fale e popullit kur thote se;"kur nuk te don i yti,nuk te don as i huaji".

Mjere per ate President kur nuk e don populli i vete,kur e injoron permes perfaqesuesve te vete ne Parlament.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat