LDK e VV kundër takimit edhe me QUINT-in për dialogun

Aktuale

LDK e VV kundër takimit edhe me QUINT-in për dialogun

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 21:51
Opozita, LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje po refuzojnë edhe takimin me ambasadorët e vendeve të QUINT-it për çështjen e dialogut.

Në takimin që ka ftuar Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, për të enjten, ku të pranishëm do të jenë ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe krerët e shtetit dhe të ekipit negociator, dy partitë opozitare edhe pse kanë marrë ftesë për të qenë pjesë e takimit, nuk e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre, duke refuzuar kështu bashkëpunimin edhe me ambasadat e vendeve të QUINT-it për procesin e dialogut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat