Kurti: Konferenca e Bujanit ishte konferencë e gjerë e frontit antifashist të Kosovës

Aktuale

Kurti: Konferenca e Bujanit ishte konferencë e gjerë e frontit antifashist të Kosovës

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 14:05
Albin Kurti

Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar një tryezë me rastin e 75 vjetorit të konferencës së Bujanit e cila u mblodh më 31 dhjetor 1943, në kullën e Sali Manit, në Bujan të Tropojës, në Malësi të Gjakovës.

Me këtë rast, kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka deklaruar se konferenca e Bujanit ka qenë një konferencë e gjerë e frontit antifashist të Kosovës, dhe aty kanë marrë pjesë përfaqësues të të gjitha shtresave e krahinave të Kosovës.

Tutje, ai ka thënë se kjo konferencë është tejet e vlefshme si moment i rëndësishëm i republikës së Kosovës.

“Kjo konferencë, edhe pse thuajse është heshtur në diskutimet e sotme, dhe nuk njihet mjaft nga qytetarët, është tejet e vlefshme, si një nga momentet e rëndësishme kur populli i Kosovës, ndërkohë që rreshtohej kundër fashizmit si shumë popuj të tjerë të botës, në të njëjtën kohë, afirmonte të drejtën e vet për Vetëvendosje, dhe dëshirën e vet të kahershme e të vazhdueshme për t’u bashkuar me Shqipërinë. Rezoluta e Bujanit, e cila i përmban pikërisht këto shprehje, u votua prej të gjithë pjesëmarrësve, përfshi edhe atyre serbë e malazezë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat