Ahmeti: Serbia, pengesa e vetme për zgjidhjen e problemit me Kosovën

Aktuale

Ahmeti: Serbia, pengesa e vetme për zgjidhjen e problemit me Kosovën

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 17:18
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në fjalimin e tij për këtë fundvit, paralajmëroi se Maqedonia ndodhet në fund të mbylljes së një procesi shumë të rëndësishëm siç është ai për zgjidhjen e problemit me emrin kushtetues, i cili siç u shpreh ai, forcon stabilitetin dhe garanton paqen në rajon.

Ai me këtë rast ka ftuar opozitën maqedonase dhe atë shqiptare që të ndihmojnë në këtë proces dhe mos ta përdorin të njëjtin për përfitime politike.

“Më 9 janar fillon seanca ndryshimet kushtetuese dhe ftoj të gjithë deputetët të japin kontributin e tyre për mbylljen e problemit me Greqinë”, ka thënë Ahmeti, i cili në fjalimin e fundvitit, paralajmëroi se së shpejti do të fillojë të zbatohet edhe ligji për gjuhën shqipe i cili u votua ne Kuvend por ende nuk ka dalë në gazetën zyrtare.

Kreu i BDI-së ka folur edhe për zgjedhjet presidenciale që pritet të mbahen në pranverë të vitit tjetër. Ai bëri të ditur se me partnerin e koalicionit janë në rrugë të mbarë për të gjetur një emër për president të pranueshëm për të dyja palët.

Ahmeti një pjesë të fjalimit të tij, ia kushtoi edhe nevojës për zgjidhjen e problemit mes Kosovës dhe Serbisë, dhe inkurajoi palët që një gjë të tillë ta bëjnë sa më parë.

“Pengesa e vetme për zgjidhjen e këtij problem është Serbia” tha Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat