Loja e PSD-së kuptohet si relacion i mirë me partitë në pushtet për ta mbajtur gjallë këtë qeveri të luksit

Aktuale

Loja e PSD-së kuptohet si relacion i mirë me partitë në pushtet për ta mbajtur gjallë këtë qeveri të luksit

Nga: D. B. Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 17:20
Shpend Ahmeti

Afrimi i PSD-se me pushtetin ka kuptim shumë dimensional, pasi rruga e vetme për të mbijetuar si subjekt politik është mbështetja e partive politike në pushtet.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Hidajet Ahmeti i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se realiteti faktik dhe përvoja e krijimit të partive politike në Kosovë të krijuara pas ndarjes nga partitë është e hidhur.

Sipas tij, mbijetesa e vetme e PSD-së në skenën politike të Kosovës është relacioni i mirë me partitë në pushtet, edhe nëse de jure nuk është pjesë e pushtetit, pasi shkuarja në zgjedhje të parakohshme si parti e vetme garanton shuarjen si parti politike.

Image
Hidajet Ahmeti

“Çdo lojë dhe filtrim i tyre me pushtetin është determiniues për fatin e tyre ne te ardhmen, pasi largimi i tyre nga Vetëvendosja ka zbehur kredibilitetin, imazhin, por edhe legjitimitetin politik. PSD-ja de facto është pjese e pushtetit, edhe pse de jure mund të mos jetë pjesë e pushtetit, PSD-ja "garanton" një lloj komoditeti për pushtetin, pasi VV dhe LDK e kanë më të vështirë për të rrezuar pushtetin përmes mocionit të mosbesimit. Loja e PSD-së më shumë kuptohet si relacion i mirë me partitë në pushtet për ta mbajtur gjallë këtë qeveri të luksit, në mënyrë që të konsolidohen si parti politike, por edhe ta përgatitin terrin për bashkëpunimin parazgjedhor me ndonjërin subjekt politik në pushtet”, ka thënë analisti politik Hidajet Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat