Reagon deputeti nga Istogu: I tronditur nga ngjarja makabre, Izeti hero në një akt të turpshëm!

Aktuale

Reagon deputeti nga Istogu: I tronditur nga ngjarja makabre, Izeti hero në një akt të turpshëm!

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 17:49
Gani Dreshaj

Për vrasjen e dyfishtë më Istog ka reagur edhe deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Gani Dreshaj.

Ai ka thënë se është i tronditur nga vrasja makabre në Istog e policit Izet Demaj.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Jam i tronditur nga vrasja makabre në Istog e policit Izet Demaj.

E pafalshme që një ngjarje horror të ndodhë në qytetin më të qetë të Kosovës.

Izeti u bë hero në një akt të turpshëm që fatkeqësisht po janë të shpesht në Kosovë.

Ngushëllime familjes për këtë vdekje të dhimbshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat