OVL të UÇK-së dënon vrasjen e policit Izet Demaj

Aktuale

OVL të UÇK-së dënon vrasjen e policit Izet Demaj

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 19:39
Izet Demaj me uniform te UÇK-se

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur shqetësimin rreth shpeshtimit të plaçkitjeve e që po marrin edhe jetë njerëzish dhe kanë kërkuar nga organet e rendit që të shtojnë masat e sigurisë.

“Organizata e Veteranëve të Luftës se UÇK-se dënon ashpër vrasjen e policit Izet Demaj (veteran i i luftës), i cili ra në detyre gjate përleshjes me plaçkitësin e një banke në Istog. Njëkohësisht shprehim shqetësimin tonë rreth shpeshtimit të plaçkitjeve e që po marrin edhe jetë njerëzish dhe kërkojmë nga organet e rendit që të shtojnë masat e sigurisë. 

I shprehim ngushëllime familjes së policit që ra sot në krye të detyrës”, thuhet në reagimin e OVL të UÇK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat