Ekipi negociator është zëvendësues i rolit të Edita Tahirit, thotë Kurti

Aktuale

Ekipi negociator është zëvendësues i rolit të Edita Tahirit, thotë Kurti

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 20:33
Thaçi, Ahmeti dhe Limaj

Për liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka komentuar takimin e sotëm të Ekipit shtetëror për dialogun me Serbinë dhe të krerëve të shtetit, me pesë ambasadorëve të vendëve të Quinit, e ku partia e tij dhe LDK-ja munguan.

Sipas Kurtit, me këtë takim, “Ekipi po provon ta instrumentalizojnë edhe Quintin, asisoj kur u mungon legjitimitet në popull synojnë ta kompensojnë atë me Quintin”.

Për Kurtin, kjo nuk është as e drejtë as në rregull.

Kur ka komentuar Ekipin negociator, Kurti ka thënë se ai është thjeshtë një ekip qeveritar, “i cili zëvendëson ekipin e dikurshëm të Edita Tahirit, që ishte ministre pa portofol, e që fliste herë për dialog teknik e herë për dialog politik”

“Dy bashkëdrejtuesit e dialogut e zëvendësojnë një ish-ministre pa portofol”, ka thënë ai, përcjell Koha.net. “Me 59 vota dëshirojnë që të imponojnë interesat e një presidenti që qartazi akrobacionet e tij të rrezikshme personale dëshiron që t’i mbrojë me këtë ekip”, ka thënë Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat