Kurti: I ashtuquajturi delegacion shtetëror ia hoqi Thaçit embargon

Aktuale

Kurti: I ashtuquajturi delegacion shtetëror ia hoqi Thaçit embargon

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 20:39
Thaçi, Ahmeti dhe Limaj

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, thotë se, “i ashtuquajturi delegacion shtetëror”, për bisedimet në Bruksel, të çon te emri i presidentit Hashim Thaçi.

“Ekipi negociator, të gjithë janë njerëz të presidentit”, tha ai në Rubikon.

"Nuk nënshkruan marrëveshje Vuçiqi me Fatmir Limajn. Të gjithë e dinë që kjo ka qenë për ta thyer embargon e presidentit Thaçi", ka thënë Kurti.

Ai insiston që Kuvendi i Kosovës duhet të mbaj një seancë ku do të paraqiteshin kërkesat ndaj Serbisë.

"Le ta bëjmë një seancë të Kuvendit dhe si në seancën për ushtrinë, unë besoj që mbi 100 vota mund t'i bëj Kuvendi i Kosovës për kërkesat që i kemi ndaj Serbisë", ka thënë ai.

"Unë jam për 2/3 prej fillimit", shtoi tutje.

“Deri më datë 15 dhjetor ka qenë embargoja e Thaçit, tash është situatë më e rrezikshme. Procesi kishte embargo”, tha Kurti duke shtuar se tash u thye kjo embargo.

“Ne me LDK—në po koordinohemi për seancë të jashtëzakonshme që ata po na bojkotojnë” tha Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat