Pse për Kurtin nocioni i Haradinajt për marrëveshje gjithëpërfshirëse është gabim

Aktuale

Pse për Kurtin nocioni i Haradinajt për marrëveshje gjithëpërfshirëse është gabim

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 20:44
Albin Kurti

Deputeti më i votuar në Kosovë, Albin Kurti, ka folur për ikjen e Qeverisë nga diskutimi për raportin për dialogun.

“Qeveria për herë të parë ka sjellë raport për atë dialog. Për mua është e befasishme pse kryeministri Haradinaj nuk insiston për këtë gjë, zakonisht kur na vijnë raportet për dy tri javë bëhen seancat”, ka thënë ai.

“Kryeministri, qeveria dhe Kuvendi do të duhet ta organizojnë një seancë tjetër ku ne mund të paraqesim qëndrimet tona për dialogun sepse kemi qëndrime krejtësisht të kundërta”, ka thënë ai.

Kurti, ka thënë se në dialog nuk mund të ecet përpara me hapa të sigurt pa retrovizor, pa e kuptuar se ku jemi dhe si erdhëm deri këtu.

Ai ka thënë se hapi i dytë pas shqyrtimit të dialogut, “është që të bëjmë kërkesat tona ndaj Serbisë”.

“Kurrë nuk e kemi bërë”, ka thënë ai.

Kurti ka thënë se është gabim thirrja e Haradinajt për marrëveshje gjithëpërfshirëse. Sipas tij, një gjë e tillë i përket ta bëjë lehtësuesit të dialogut, e ne duhet të bëjmë kërkesat.

“Madje është gabim të thuhet njohja e shtetësisë, duhet të thuhet njohja e pavarësisë së Kosovës. Sepse po duan t’i hapin derën marrëveshjes si ajo e dy Gjermanive, ku ne do të fitonim ulëse në OKB, por jo njohjen e pavarësisë së Kosovës”, ka thënë ai.

Kur është pyetur se pse nuk po marrin pjesë në Ekipin shtetëror, Kurti ka thënë se “ne jemi të ulemi në Kuvendin e Republikës, dhe le të merremi vesh aty për një listë të kërkesave tona ndaj Serbisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat