Serbia me grupet kriminale mbanë nën kontrollë liderët në Mitrovicë - Bota Sot
Serbia me grupet kriminale mbanë nën kontrollë liderët në Mitrovicë

Aktuale

Serbia me grupet kriminale mbanë nën kontrollë liderët në Mitrovicë

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 21:34
Mitrovica

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, ROSU mund të hyjë në veriun e Kosovës me dy kushte.

Sipas tij, këto dy kushte janë: me lejen e KFOR-it dhe me pajtimin e serbëve në veri.

Njohësi i çështjeve politike, Nexhat Haxhiri,  e ka quajtur deklaratën e Vuçiqit  frustuese,  e cila i shërben vetëm opinionit serb.

“Mendoj se një deklaratë e tille është frustuese nga ana e presidentit serb Vuçiq, që i shërben vetëm për opinionin serb në veri të vendit tonë dhe për të ruajtur përkrahjen në mesin e pakicës serbe në këtë pjesë”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Më tutje, ai është shprehur se Serbia përmes grupeve kriminale të organizuara në Mitrovicë po vazhdon t`i mbajë nën kontroll liderët lokal të serbëve.

“E tha edhe ditë më parë vet komandanti i KFOR-it se forcat e ROSU nuk kanë nevojë të pyesin për intervenime në këtë pjesë të Kosovës. Po ashtu me deklaratën e presidentit Vuçiq, tregohet qartë se Beogradi zyrtar nuk do që në mesin e serbëve kosovar të luftohet krimi i organizuar, pasi vetëm fal grupeve kriminale që janë të organizuara në tri komunat veriore të Kosovës, Serbia po vazhdon që në një farë mënyrë ti mbajë nën kontroll liderët lokal të serbëve në këtë anë”, është shprehur Haziri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...