Për vrasjet e Policëve në detyrë reagon ish Komandanti i Batalionit të Policisë Ushtarake, Hafir Hoxha - Bota Sot
Për vrasjet e Policëve në detyrë reagon ish Komandanti i Batalionit të Policisë Ushtarake, Hafir Hoxha

Aktuale

Për vrasjet e Policëve në detyrë reagon ish Komandanti i Batalionit të Policisë Ushtarake, Hafir Hoxha

Nga: N.Sh Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 22:11
Pmje gjatë kohës së luftës së UÇK

Ish-komandanti i Batalionit të Policisë Ushtarke, Hafir Hoxha ka reaguar pas vrasjes së policit të Kosovës, Izet Demaj ka grabitësi i një banke në Istog.

Ai thotë se Policia e Kosovës janë pa armë dhe pa pajisje adekuate që të ballafaqohen me persona të armatosur.

Hoxha ka cekur disa mangësi për Policinë e Kosovës, në mënyrë që të jenë të përgatitur për raste të tilla, sikurse rasti që ndodhi në Istog, shkruan gazeta “Bota sot”.

Hoxhaj përmend edhe vrasjen e heroit Enver Zymberi, i cili është vrarë në veriun e Kosovës nga serbët.

Më poshtë ua sjellim reagimin e plotë të Hafir Hoxhës:

Image

 

POLICËT TË PA PAISUR ME ARMË DHE PAISJE ADEKUATE , JO PROFESIONAL SA DUHET NË INTERVENIME ;

Unë kam shum shokët, ish kolegë, bashkëluftëtarë, ushtarë, ushtarakë etj në Policinë e Kosovës nuk mundem të fshehu brengën që kam për ta , për kolegët , familjet e tyre për rrethanat në të cilat punojnë ;

Që nga rasti i Enver Zymberit e deri me rastin e sotëm në Istogë gjërat që i shohim në TV vërehen shum mangësi dhe jo profesionalizëm , gjera që më brengosin  shumë .

1. - në këto reste ( intervenim ndaj personave të armatosur) policët vërehen pa paisje adekuate , pa helmetë, pa antiplumbë pa armë të gjata etj .

2.- policët intervenojnë në panik , në rreth shum të ngushtë pa koordinim adekuat dhe pa strategji të kjartë per veprim dhe zon të veprimit.

3.- lëvizjet e tyre, armembajtja, strehimi, mbutoja, pozicionet jan jo profesionale dhe të pa koordinuara mes tyre.

4.- nuk lokalizohet , nuk bllokohet zona e veprimit , te bllokohen rruget, te evakuohen njerezit nga ajo zonë dhe ti krijojn kushtet per punë efikase dhe profesionale.

Sot gabimet  e Policisë vetem të cilat i   pam në TV pos këtyre që përmenda më lartë  ishin edhe keto ;

-Sulmuesin me armë është dashtë të kapin të gjallë e jo të vritet ( te gjuhet në kemb e duar) per ti kap kriminelet të tjerë !

- policët të tjerë ( Dy) shum shpejt dhe të pa sigurtë ju kan ofruar individit i cili ende ka pas mundëdi të shtin me armë ndaj tyre !!! 

- nuk u vërehen  policët intervenues dhe ata qe sigurojnë zonen e veprimit !

-Nuk kishte fare shenja udhezimi , detyrimi, kufizimi per vendin e ngjarjes dhe per qytetarë !

- e di që ishte koh e shkurtë por per atë kohë secili policë duhet ta din detyrën dhe pozicionin e vet për secilën bankë dhe objektë tjetër që është cak potencial i sulmit ,

Policia dhe Zjarrefiksit duhet ti ken planet opérative intervenuese per të gjitha objektet nę zonën e veprimit të tyre me shum variante te ushtruar praktikishtë nga ta shumë herë !!!

Nuk kam asgjë kundër  askujtë 

POR NUK DËSHIROJ TË MË VRITEN SHOKTË , ÇLIRIMTARËT , POLICËT në detyrë në muges të paisjeve dhe trajnineve profesionale  dhe pikë !

Me shpres  që  të jet HEROI i fundit LAVDI IZET DEMAJ .

 Ish kom. i Bat të PU të UÇK-së Hafir HOXHA

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...