Kryetari i Istogut, Haki Rugova asnjë reagim për vrasjen në komunën e tij që tronditi gjithë Kosovën

Aktuale

Kryetari i Istogut, Haki Rugova asnjë reagim për vrasjen në komunën e tij që tronditi gjithë Kosovën

Nga: D.RR Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 22:50
Haki Rugova

Kryetari i Istrogut nga radhët e LDK. Haki Rugova ende nuk ka dhënë asnjë reagim rreth vrasjes e cila ndodhi në komunën e tij dhe tronditi gjithë Kosovën, shkruan "Bota sot".

Në qendër të Istogut u vranë dy persona, njëri ishte polic i Kosovës ndërsa viktima tjetër ishte grabitësi që kishte hyrë për të plaçkitur bankën. Të dy këta u vranë pas një përleshje me armë zjarri.

Reagime kishte të shumta e nga më të ndryshmet, por Haki Rugova ka zgjedhur heshtjen përball kësaj ngjarjeje që po bën bujë të madhe./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat