Pas ngjarjes në Istog, Haradinaj viziton sot Policinë e Kosovës

Aktuale

Pas ngjarjes në Istog, Haradinaj viziton sot Policinë e Kosovës

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 08:30
Ramush Haradinaj

Pas incidentit në Istog ku mbeti i vrarë një pjesëtar i Policisë së Kosovës, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, do të vizitojë sot Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media ku është njoftuar për agjendën e Kryeministrit Haradinaj.

Vizita e tij do të kryhet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në Prishtinë në orën 09:00.

Ndërkaq gjatë ditës së djeshme, kryeministri Haradinaj ishte shprehur i tronditur më ngjarjen në Istog. “I tronditur nga vrasja e pjesëtarit të Policisë së Kosovës në Istog dhe ish ushtar i luftës sonë çlirimtare, Izet Demaj. Për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve të marrur peng, gjatë plaçkitjes së një banke sot, pa menduar për veten e tij, fatkeqësisht ka humbur jetën. Izeti është shembull se si mbrohet jeta e qytetarëve. Ngushëllimet e mia më të thella për familjen Demaj dhe Policinë e Kosovës”, shkruante Haradinaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat