Haradinaj e nis ditën e punës me një minutë heshtje për policin e vrarë

Aktuale

Haradinaj e nis ditën e punës me një minutë heshtje për policin e vrarë

Nga: A.ZH Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 08:42
“Në nderim të policit Izet Demaj, sot bashkë me kabinetin tim, e filluam ditën e punës me një minutë heshtje”, ka shkruar Haradinaj

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, sot ditën e punës me kabinetin e tij, e ka nisur me një minutë heshtje, në nderim të policit Izet Demaj.

Ky i fundit është vrarë dje, gjatë një grabitje në një bankë në Istog nga grabitësi Kamer Metaj, iu cili me kallashnikov ka kërkuar para.

“Në nderim të policit Izet Demaj, sot bashkë me kabinetin tim, e filluam ditën e punës me një minutë heshtje”, ka shkruar Haradinaj në një postim në Facebook, përcjell Bota sot.

Haradinaj poashtu për shkak të këtij incidenti, do të vizitojë sot Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në Prishtinë./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat