Zotohet Haradinaj: Krimi do të goditet, keqbërësit nuk do ta bëjnë ligjin në Kosovë

Aktuale

Zotohet Haradinaj: Krimi do të goditet, keqbërësit nuk do ta bëjnë ligjin në Kosovë

Nga: N.Sh Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 09:52
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka vizituar Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, pas vrasjes së policit Izet Demaj.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka publikuar fotografitë e takimit dhe ka shkruar se “krimi do të goditet”.

Ai thotë se Policia e Kosovës e ka përkrahjen e plotë të Qeverisë në luftën e pakompromis kundër botës së krimit.

Ai thotë se ky zotim le të jetë akt se do ta bëjmë kthesën, duke shtuar se nuk do të lejohen keqbërësit ta bëjnë ligjin në Kosovë.

“Krimi do të goditet. Policia e Kosovës e ka përkrahjen e plotë të Qeverisë së vendit në luftën e pakompromis kundër botës së krimit. Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës, u shpreha ngushëllime kolegëve të policit Izet Demaj, të rënë në krye të detyrës në mbrojtje të jetës së qytetarëve. Le të jetë ky akt zotim se do ta bëjmë kthesën. Nuk do të lejojmë keqbërësit ta bëjnë ligjin në Kosovë. RH”, shkruan Haradinaj, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat