Drejtori i Policisë: Polici Demaj kreu punën me heroizëm, mund të kishte viktima më shumë - Bota Sot
Drejtori i Policisë: Polici Demaj kreu punën me heroizëm, mund të kishte viktima më shumë

Aktuale

Drejtori i Policisë: Polici Demaj kreu punën me heroizëm, mund të kishte viktima më shumë

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 12:38
Rashit Qalaj

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj në një prononcim për media pas takimit me kryeministrin Ramush Haradinaj tha se polici Izet Demaj ka kryer punën me heroizëm dhe ka bërë një punë shumë madhështore në shërbim të qytetarëve.

Qalaj në një deklaratë për media tha se rasti tragjik i së enjtes ka mundur të jetë shumë më keq, meqenëse ka pasur pranë ngjarjes qytetarë të shumtë.

“Dje e kemi pas rast tragjik, ku kemi pas dy humbje të jetëve. Kemi humb një polic gjatë shkëmbimit të zjarrit me një person që ka tentuar të grabis. Kemi pasur në gjendje mjaft të rëndë, pasi kanë qenë në rrezik qytetarët, punëtorë të bankës edhe shumë njerëz aty afër. Ka përfunduar me dy viktima, ka mujt të jetë shumë më keq. Jam krenar që policia ka arritur të shpëtoj qytetarët e të intervenoj me kohë”, tha ai.

Drejtori i Policisë së Kosovës tha se janë shumë të pikëlluar që njëri nga policët është qëlluar dhe më vonë ka vdekur, por sipas siç tha ai njëkohësisht janë shumë krenar që polici ka kryer punën me heroizëm dhe ka bërë një punë shumë madhështore në shërbim të qytetarëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...