Thaçi: Mirënjohës trashëgimisë shtetformuese të Presidentit Rugova

Aktuale

Thaçi: Mirënjohës trashëgimisë shtetformuese të Presidentit Rugova

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 13:02
Hashim Thaçi dhe familja Rugova, foto arkiv

(E plotësuar) - Rezidenca e ish- Presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova kishte mysafir presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Presidenti tha se  arsyeja kryesore e vizitës në familjen Rugova  është urimi për formimin e Ushtrisë,  siç e cilëson ai arritjen më të madhe të shtetit të Kosovës.

I pari i shtetit theksoi se trashëgimia shtetformuese e presidentit Rugova, ka qenë dhe është shumë e madhe në transformimin e shoqërisë kosovare në orientimin perëndimor.

Thaçi: Arsyeja e takimit ishte urimi për themelimin e Ushtrisë së Kosovës

“Ishte një moment i veçantë për të takuar familjen e presidentit Rugova, zonjën Fana dhe gjithë anëtarët e familjes, për t’i uruar për themelimin e Ushtrisë së Kosovës, për t’i uruar festat e fundvitit. Për të falënderuar për trashëgiminë shtetformuese të presidentit Rugova për Kosovën dhe transformimin e shoqërisë Kosovare në orientimin perëndimor, prandaj patëm një bisedë shumë miqësore dhe falënderuese për gjithë kontributin, por dhe uruese”, përfundoi presidenti Thaçi.

Bashkë me presidentin e vendit ishin dhe dy zëvendëskryeministrat, Behgjet Pacolli dhe Dardan Gashi.

Ndryshe, Presidneti i vendit Hashim Thaçi sot ka dekretuar projektligjin Ushtrinë, ku ka zyrtarizuar formimin e ushtrisë së Kosovës. 

Hashim Thaçi te familja Rugova për Ushtrinë: Ibrahim Rugova ka merita të mëdha

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka vizituar familjen e presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova.

Thaçi ka thënë se po e viziton rezidencën e familjes Rugova me qëllim që t’ia urojë atyre Ushtrinë e Kosovës.

Ai po ashtu ka thënë se presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova ka merita të mëdha për këtë ditë.

Në ndërkohë, bashkëshortja e Rugovës, Fana, ka thënë se aty ku shkel çizmja e ushtarit aty është edhe Pavarësia.

Kjo vizitë e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, vjen në ditën kur ai ka dekretuar ligjet për ndryshimin e mandatit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke zyrtarizuar kështu krijimin e Ushtrisë së Kosovës.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat