Haradinaj për ngushëllime te familja e policit të vrarë: Në këtë tragjedi nuk do të jeni vetëm! - Bota Sot
Haradinaj për ngushëllime te familja e policit të vrarë: Në këtë tragjedi nuk do të jeni vetëm!

Aktuale

Haradinaj për ngushëllime te familja e policit të vrarë: Në këtë tragjedi nuk do të jeni vetëm!

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 16:32
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryeministri Ramush Haradinaj ka vizituar sot familjen e policit të vrarë Izet Demajt. Përveç ngushllimeve, Haradinaj i ka dhuruar vëllait të Izetit, Rrustem Demajt, flamurin e shtetit të Kosovës dhe atë të Shqipërisë,

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka qëndruar sot për ngushëllime në fshatin Vrellë të Istogut, në familjen e policit që u vra dje, Izet Demaj.

Kryeministri me këtë rast i ka dhuruar vëllait të policit të vrarë, flamurin e Republikës së Kosovës dhe atë të Shqipërisë.

“Në nderim të shembullit heroik të policit Izet Demaj, sot isha për ngushëllime në familjen e tij, me porosinë që të mbahen të fortë dhe me zotimin se në këtë tragjedi nuk do të jenë vetëm!”, ka thënë Haradinaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...