Grubi për fjalimin e kryetarit Ivanov: E vetmja gjë e mirë është se ky fjalim është i fundit

Aktuale

Grubi për fjalimin e kryetarit Ivanov: E vetmja gjë e mirë është se ky fjalim është i fundit

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 18:53
Artan Grubi

Kryetari i Komisionit për çështje Evropiane dhe deputet i BDI-së, Artan Grubi duke e komentuar fjalimin vjetor të kryetarit të Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov në Kuvend, tha se e vetmja e mirë është që ky është fjalimi i tij i fundit.

Ai propozoi që parulla “Bojkotoj” e organizatës joqeveritare të riemërohet në “Ivanov”.

Shto momente magjike festave të fundvitit, duke përzgjedhur dhuratat më të veçanta

Përndryshe në seancën kuvendare në të cilën mbajti fjalim kryetari i Maqedonisë Gjorge Ivanov, deputetët e BDI-së nuk morën pjesë.

Edhe Qeveria e Maqedonisë e komentoi fjalimin e kryetarit të Maqedonisë duke thënë se Ivanov nuk arriti dhe nuk do të arrijë të ndalojë integrimin e Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat