Ish-deputeti i LDK-së thotë se bandat janë vendosur në krye të shtetit, s’përmend emra!

Aktuale

Ish-deputeti i LDK-së thotë se bandat janë vendosur në krye të shtetit, s’përmend emra!

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 19:24
Adem Salihaj

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj ka sugjeruar ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett që të angazhohet t’i identifikojë figurat e pastërat dhe të njëjtat t’i vendos në krye të shtetit.

Sipas tij, ky veprim do të ishte shërbimi më i mirë që do t’ia bënin ata popullit të Kosovës.

“Asnjëherë populli i Kosovës nuk ka qenë më pak optimist për të ardhmen e tij se sa tash. Kjo bandë, e cila ka gjetur mënyrë për ta marrë pushtetin, e ka vrarë çdo shpresë të këtij populli . Korrupsioni, trafiku i drogës dhe kontrabanda, janë në kulm. Çdo segment të shtetit, deri te ata më të ndjeshmit, i ka kapur klani i bandave dhe i krimit”, ka thënë ai.

Shkrimi i plotë:

Ambasadori Kosnett dhe ambasadorët e shteteve mike duhet t’i identifikojnë figurat e pastra në Kosovë dhe t’i perkrahin ata që të vijnë në krye te shtetit. Vetëm në këtë mënyrë mund të luftohet krimi dhe korrupsioni. Ky do të ishte shërbimi më i mirë që do t’ia bënin ata popullit të Kosovës.

Situata më e rrezikshme, e cila mund ta sjell shtetin para shkatërrimit, është kur qytetarëve të tij, e veçanërisht të rinjve, nuk u intereson më se çka po ndodhë me shtetin dhe vendin e tyre, por mendojnë vetëm si të ikin nga ai vend. Në vend te dashurisë dhe respektit per vendin e tyre, ata fillojnë të kenë përbuzje dhe përçmim e neveri. Kjo ka ndodhur edhe te ne. Kosovën ua ka neveritë, jo vetëm të rinjëve, por te gjithë qytetarëve të saj, sundimi i bandave dhe krimit, duke zhvatur pamëshirshëm paratë e tyre, e bashkë me këtë, edhe shpresën dhe perspektivën jetësore të tyre.

Asnjëherë populli i Kosovës nuk ka qenë më pak optimist për të ardhmen e tij se sa tash. Kjo bandë, e cila ka gjetur mënyrë për ta marrë pushtetin, e ka vrarë çdo shpresë të këtij populli . Korrupsioni, trafiku i drogës dhe kontrabanda, janë në kulm. Çdo segment të shtetit, deri te ata më të ndjeshmit, i ka kapur klani i bandave dhe i krimit. Do të dëshiroja shumë që ambasadori i ri SHBA-ve Philip Kosnett të kyçet aktivisht në përkrahje të luftës kundër krimit dhe korrupsionit. Unë e di që e ka vështirë edhe ai, sepse bandat dhe krimi janë ne krye te institucioneve dhe ai duhet të bashkëpunojë me ta për interesa të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat