Drejtësia serbe zbulon “çmendurinë” e radhës, e lidh këtë biznesmen shqiptar në vrasjen e Ivanoviqit!

Aktuale

Drejtësia serbe zbulon “çmendurinë” e radhës, e lidh këtë biznesmen shqiptar në vrasjen e Ivanoviqit!

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 10:23
Ilustrim-Oliver Ivanoviq

Autoritetet e drejtësisë në Serbi kanë vazhduar “hetimet” rreth rastit të vrasjes së politikanit nga veriu i Mitrovicës, Oliver Ivanoviq.

Mediat serbe shkruajnë se në afërsi të ngjarjes, një ditë para vrasjes, ishte një biznesmen shqiptar i quajtur Lirim Zeka.

“Ai është një njeri i cili ka marrëdhënie të ngushta me shumë qeveritarë në Prishtinë”, thuhet ne mediat serbe.

Mediumi nga Beogradi përshkruan një biografi të shkurtër për biznsimenin shqiptar, i cili menaxhon klubin më të madh shqiptar, “Skënderbeu” në Shqipëri.

Poashtu, Zeka është president nderi i klubit të futbollit në Mitrovicë, KF. Trepça 89’.

Image

Ai ka lindur në vitin 1963 në Mitrovicë dhe më parë ishte quajtur Nexhmedin, duke e ndërruar emrin në Lirim.

Image

Vlen të theksohet se muajin e kaluar, Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës kishin arrestuar tre serbë të dyshuar në përfshirjen e rastit të vrasjes së Ivanoviqit. Mirëpo, njëri prej të kërkuarave të organeve të sigurisë nga Kosova u kishte ikur policisë. Bëhet fjalë për ‘bosin’ e Listës Srpska, Milan Radojqiq.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat