Kryesia e LDK-së bëri homazhe te varri i policit Izet Demaj

Aktuale

Kryesia e LDK-së bëri homazhe te varri i policit Izet Demaj

Nga: N.H Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 18:15
Pamje nga varrimi në Koshare i policit Izet Demaj që u vra nga grabitësi

Sot në Koshare, një delegacion i Lidhjes Demokratike të Kosovës i udhëhequr nga kryesia e LDK-së, mori pjesë në varrimin e policit të ndjerë Izet Demaj, i vrarë më 27 dhjetor 2018, dhe bëri homazhe tek varri i tij.

"Demaj, që luftoi për Kosovën dhe idealet e lirisë atëherë kur ishte më së rëndi, u vra në mbrojtje të qytetarëve dhe pronës së Republikës së Kosovës. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës! Lavdi!", shkruan kumtesa e LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat