Tragjeditë në komunikacion, reagon Haradinaj - Bota Sot
Tragjeditë në komunikacion, reagon Haradinaj

Aktuale

Tragjeditë në komunikacion, reagon Haradinaj

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 21:07
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas tragjedive në komunikacion, ku vetëm  dje dhe sot, humbën jetën tre persona.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka apeluar tek qytetarët që këto ditë të festave mos të shkaktojnë dhimbje, raporton lajmi.net.

Ai apel u ka bërë edhe Policisë së Kosovës që të jenë vigjilent dhe të pakompromis ndaj atyre që shkelin rregullat e trafikut.

Ky është postimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

Me shqetësim dhe dhimbje të thellë po i pranoj lajmet për tragjeditë në komunikacion, ku po humbim të rejat dhe të rinjtë tanë. Apeloj te çdo qytetar që këto ditë feste të mbani gëzim e lumturi e jo të shkaktoni dhimbje. Apeloj Policinë e Kosovës të jenë vigjilent dhe të pakompromis ndaj atyre që shkelin rregullat e komunikacionit dhe sigurinë. Qytetarë dhe policë të mobilizohemi bashkë që të mundim tragjeditë nga trafiku

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...