Presidenti urim për veteranët, disa po i përcjellë për Gjykatë Speciale

Aktuale

Presidenti urim për veteranët, disa po i përcjellë për Gjykatë Speciale

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 12:44
Presidenti Thaçi

Presidenti Thaçi u ka uruar veteranëve të luftës ditën e tyre, ky urim vjen në periudhën ku disa pjesëtarë të UÇK-së janë ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale.

Sot po shënohet dita e Veteranit me këtë rast presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka shkruar në Facebook se kjo ditë është rikujtim i betejës së parë, më 30 dhjetor 1991, të familjes së komandantit legjendar Adem Jashari me forcat serbe në Prekaz

“Një ditë para përmbylljes së vitit, më 30 dhjetor, që shumë vjet shënohet Dita e Veteranit. Për çdo veteran të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kjo ditë është rikujtim i betejës së parë, më 30 dhjetor 1991, të familjes së komandantit legjendar Adem Jashari me forcat serbe në Prekaz. Heronjtë, dëshmorët dhe veteranët e luftës sonë për liri dhe pavarësi krijuan epokë të re për popullin tonë, prandaj sot me krenari kujtojmë çdo të rënë në altarin e lirisë dhe nderojmë gjithë sakrificën dhe kontributin e çdo veterani në luftën tonë çlirimtare. HTH”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Sidoqoftë, Institucionet qendrore dhe organizatat e dala nga lufta e UÇK-së nuk kanë organizuar asnjë aktivitet për shënimin e ditës së veteranit.

Sipas ligjit për veteranët e luftës së UÇK-së, dita e Veteranit shënohet me 30 dhjetor, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës.Përndryshe, më 30 dhjetor të vitit 1991 filloi përballja e familjes Jashari me forcat ushtarake serbe në Prekaz, ku nga kjo filloi edhe rezistenca ushtarake e UÇK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat