Momenti kur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani me lot në sy përqafon vajzën e policit Izet Demaj

Aktuale

Momenti kur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani me lot në sy përqafon vajzën e policit Izet Demaj

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 17:26
Vajza e policit Izet Demaj dhe Baki Kelani

Vrasja e policit nga Istogu, Izet Demaj ka prekur gjithë opinionin.

Vdekja e tij gjatë shërbimit në mbrojtje të qytetarit, është cilësuar si akt heroik. Me nderime të larta shtetërore ai u varros në Koshare aty ku edhe luftoi gjatë luftës.

Në lamtumirën e fundit morën pjesë qindra qytetarë nga të gjitha vendet dhe dhjetëra personalitete, të cilët me dhimbje të thellë përcollën policin që u bë hero.

Më shumë se kushdo tjetër vdekjen e policit Demaj, e përjetuan familjarët e tij, veçmas vajza e tij e cila emocionoi të gjithë me fjalimin e saj lamtumirës.

Por, lotët nuk u shpëtuan as kolegëve të policit tashmë të ndjerë. Madje zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani u përkul para vajzës së heroit, dhe me lotë në sy e përqafojë atë. Përqafim ky që tregon se ai dhe kolegët e tij tjerë, do t’jenë përherë në mbrojtje të saj dhe brezave të ardhshëm të vendit tonë, pa kursyer asgjë, madje edhe jetën, atë të cilën e flijoi pikërisht Izet Demaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat