“Jam 1 milion përqind i bindur që edhe Hashim Thaçit do t’i vijë ftesa nga Gjykata Speciale”

Aktuale

“Jam 1 milion përqind i bindur që edhe Hashim Thaçit do t’i vijë ftesa nga Gjykata Speciale”

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 17:52
Hashim Thaçi

Deputeti nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, po shprehet i sigurtë që edhe presidenti Hashim Thaçi, do të marr ftesë nga Gjykata Speciale. Kjo për shkakun, që siç thotë Zeka, Dhomat e Specializuara janë bërë pas raportit të Dick Martyt dhe rrjedhimisht sipas tij, ai raport është bërë kryekëput për figurën e Hashim Thaçit.

“Jam 1 milion përqind i bindur që edhe Hashim Thaçit, ka mi ardhë ftesa. Sepse Gjykata ekskluzivisht është bërë për Hashim Thaçin”, thotë Zeka.

Ai shton se menjëherë pas publikimit të raportit të ish-senatorit zviceran, Dick Marty, ka biseduar me presidentin Thaçi dhe thotë se ia ka treguar rrezikun që po i kanoset atij dhe shtetit të Kosovës. Por, shton se atë raport e kishin marrë shumë persona me përbuzje.

“Kur kemi folë pas publikimit të raportit të Dick Martyt, dhe i kam folë presidentit Hashim Thaçi, se jemi në rrezik si shtet, se Dick Marty, i ka zbulu burgjet e Guantanamos, dhe këta nuk e kanë marrë seriozisht Dick Martyn. Tash po del e vërteta që raporti i tij ka qenë shumë serioz. Po del e vërteta që edhe njerëz të pafajshëm do të dëmtohen shumë. Por, e vërteta më tragjike po del që faji i politikës është që pse ne nuk e kemi ngrit një gjykatë tonën, qoftë formale sic e ka ngrit Serbia”, ka thënë deputeti Zeka 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat