Qeveria i kundërpërgjigjet Isa Mustafës: Ky është paralajmërimi i ri

Aktuale

Qeveria i kundërpërgjigjet Isa Mustafës: Ky është paralajmërimi i ri

Nga: N.H Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 17:58
Kabineti i Haradinajt

Pas deklaratave të kreut të LDK-së se Qeveria Haradinaj me lojërat e fatit do ta bëjë Kosovën lavatriqe të parave të pista, ka reaguar këshilltari i kryeministrit Haradinaj, Avni Arifi.

Arifi një gjë të tillë e ka bërë përmes një shkrimi në Facebook. Ai ka thënë se Koncept dokumenti për lojërat e fatit që ka inicuar Ministria e Financave ka për qëllim futjen totale në kontroll të shtetit të të gjitha lojërave të fatit.

Sipas tij, kjo nënkupton që kjo Qeveri po e shqyrton edhe opsionin e ndalesës së plotë.

Ja reagimi i tij:

Koncept dokumenti për lojërat e fatit që ka inicuar Ministria e Financave ka për qëllim futjen totale në kontroll të shtetit të të gjitha lojërave të fatit. Meqenëse flasim për koncept dokument kjo nënkupton që kjo Qeveri po e shqyrton edhe opcionin e ndalesës së plotë por gjithçka është në fazë tepër fillestare. Për gjynah po përpiqet Isa nga LDK me gjetë diçka që ja stërshet prap shpifjet e vitit 2013 për kazino ndaj AAK-së. Fatmirësisht, populli e pa Isën si u ballafaqua me lojērat e fatit!!! Në fakt a kurrê nuk ishte ISa Kryeministër që të përballej me lojëra fati?Dorën në zemër si mos me pas qenë kurrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat