Policia e Kosovës deklarohet për plaçkitjen me armë zjarri në Fushë Kosovë

Aktuale

Policia e Kosovës deklarohet për plaçkitjen me armë zjarri në Fushë Kosovë

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 19:08
Foto ilustrim

Plaçkitja ka ndodhur me armë zjarri nga katër persona të maskuar.

Lajmin për këtë plaçkitje e ka konfirmuar edhe Zyra për Informim e Policisë së Kosovës.

“Në ora 17:40 nga linja 192 është njoftu policia se në një këmbimore në Fushë Kosovë ka ndodhur një plaçkitje me armë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes për të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, muajve të fundit është rritur numri i vjedhjeve në banka, ku si pasojë e një plaçkitjeje javën që shkoi në Istog mbeti i vrarë polici, Izet Demaj, i cili ishte gjatë detyrës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat